LifeStyle

Masazhi efikas që eliminon shpejt dhembjen e kokës (Video)

Kur herën tjetër t’ju dhembë koka, ky masazh do t’ju ndihmojë që dhembjen shpejt ta zhdukni!

Dhembjet e kokës më së shpeshti te njerëzit janë telashe shëndetësore, mirëpo ekziston mënyra që t’i eliminoni shpejt dhe thjesht, transmeton Telegrafi.

Me mollëza të gishtave kaloni lehtë nëpër ballë dhe majë të kokës.

Pastaj gishtat e mëdhenj të dorës vendosni në gropat e syve dhe shtypeni pjesën përreth sinusit.

Me lëvizje rrethore bëni masazh tëmthave dhe kaloni deri te zona e veshëve dhe eshtrave të nofullave.

Mund të provoni lëvizjet e shtrirjes së nofullës me ndihmën e gishtave të mëdhenj të dorës, të cilët do të eliminojnë pasojat e pakëndshme të dhembjes së kokës.

Provoni edhe ju!

Komentoni