LifeStyle

Martohuni! Kështu këshillon shkenca

Është folur shumë për faktin që martesa ndikon në më shumë gjëra. Mirëpo, duket që ndikimi saj shkon përtej ndikimit në rritjen e lumturisë. Në studimin e fundit të Journal of Neurology, Neurosurgery & Psychiatry është pohuar që të qenit i vetëm për pjesën tjetër të jetës mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të problemeve mendore. Mundësia për zhvillime të tilla rritet për 42 për qind në krahasim me çiftet e martuara, shkruan Kosova.info.

Kjo vlen edhe për njerëzit që janë të ve, në rastin e tyre rreziku shtohet me 20 përqind.

Studiuesit nga University College London erdhen te këto përfundime duke shqyrtuar 15 studime të veçanta. Ata janë fokusuar në analizim të lidhjes në mes të rrezikut të çmendurisë dhe statusit martesor. Duke realizuar një kombinim të tillë ata patën mundësi të analizojnë të dhënat e mbi 800,000 njerëzve në mbarë botën.

Dr Laura Phipps nga Research UK për Alzheimer është shprehur se ka shumë arsye pse martesa mund të çojë në një numër përfitimesh shëndetësore. “Njerëzit që janë të martuar priren të jenë më mirë financiarisht, një faktor që është i ndërthurur me shumë aspekte të shëndetit tonë. Bashkëshortët mund të ndihmojnë në nxitjen e zakoneve të shëndetshme, të kujdeset për shëndetin e partnerit të tyre dhe të ofrojnë mbështetje të rëndësishme sociale” – ka thënë ajo.

Në anën tjetër, psikiatri nga UCL, Dr Andrew Sommerlad, njëherit njëri nga studiuesit e studimit, shpjegoi se si një jetese të shëndetshme mund të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë në shëndetin tuaj mendor.

Duket që shoqërimi gjatë martesës dhe kujdesi që partnerët sigurojnë për njëri-tjetrin mund të jenë faktorë që kontribuojnë në uljen e rrezikut të sëmundjes mendore. /Kosova.info/

Komentoni