ShowBiz

Marsela Çibukaj, një aktore?

E ftuar në emision Pop Culture në Top Channël, këngëtarja me zërin fantastik, Marsela Çibukaj, ka zbuluar se kur ka qenë e vogël ka pasur dëshirë që të bëhej aktore, shkruan Kosova.info.

Mirëpo, si duket, ishte  babai i saj që nuk e shihte me sy të mirë këtë gjë. “Nuk kishte mendim të mirë për aktoret”, tha Marsela duke qeshur.

E pyetur për planet afatshkurtra, Marsela u shpreh: “Kam marrë një periudhë pushimi për momentin, për t’u fokusuar te këngët që kam dëshirë të shkruaj”.

Ajo po ashtu u shpreh në lidhje me “luftën” në rrjetet sociale me Samanta Karavellën. Në këtë drejtim, Marsela shpjegoi: “Unë dëgjoj shumë këngë në TV dhe Youtube dhe jap mendimin tim për ato këngë. Në Facebook-un tim bëra një analizë, ku thashë që këngët “reggae” që bëhen sot më duken të gjitha njësoj. Unë nuk e kisha me Samantën. Ajo mori një gjykim timin si diçka personale”. /Kosova.info/

Komentoni