Lajme

Marrëveshja 2.6 milionë euro me gjithë shkeljet kthehet në Kuvend

Ministri i Financave, Avdullah Hoti, e ka bindur Komisionin për shëndetësi, punë dhe mirëqenie sociale që të procedojë në Kuvend marrëveshjen e kredisë Kosovë-Unicredit Bank AG për blerjen e aparaturave për modernizimin e Kardiologjisë Invazive.

Hoti këtë propozim e ka bërë me gjithë shkeljet e identifikuara e dyshimet për keqpërdorim të tenderit 2.6-milionësh, shkruan sot Koha Ditore.

Komisionit për shëndetësi Hoti i ka dhënë garanci se “do ta bëjnë monitorimin e shpenzimit të parave”, edhe pse tenderi ka përfunduar.

Flora Brovina, kryetare e Komisionit për shëndetësi, ka thënë për gazetën se është e vetëdijshme për parregullsitë e tenderit, por kanë vendosur që ta procedojnë tutje për shkak “të nevojave të Kardiologjisë”. 

Leave a comment

Your email address will not be published.


*