Rajoni

“Maqedonia ndahet në katër pjesë”

Revista greke “Elefteri ORA”, e afërt me kishën ortodokse greke dhe ekstremistët e djathtë, ka publikuar në numrin më të ri nga 21 janari, hartën e Maqedonisë të ndarë në mes Shqipërisë, Greqisë, Serbisë dhe Bullgarisë, transmeton portal shqiptar “Antipres” në gjuhën shqipe, raporton Kosova.info.

Sipas hartës së publikuar, Republika e Maqedonisë është e ndarë në katër pjesë, ku siç vëren “Antipress” pjesa më e vogël parashihet t’i takojë Shqipërisë, ndërsa më e madhe Greqisë. Pak më të vogël se Greqia parashihet t’i takojë Serbisë dhe më pak se ajo do të fitonte Bullgaria.

“Publikimi i hartës së tillë për ndarjen e Maqedonisë derisa udhëhiqen bisedimet për emrin e ri të Maqedonisë, që është kusht për anëtarësimin e saj në NATO dhe takimit të pritur gjatë të Zaev dhe Tsipras paraqet provokim serioz për paqen në Ballkan. Shpresojmë që kjo të jetë një humo apo fatkeqësi si pasojë e ekonomisë së ftohtë dhe të rëndë të Greqisë”, thekson Antipress.

Partia më e madhe opozitare VMRO ka dënuar siç thekson, protestat nacionaliste kundër emrit Maqedoni në cilën do zgjidhje të emrit të ri të këtij shteti dhe publikimit të hartës që ndan këtë ish republikës jugosllave në katër pjesë. /Kosova.info/

Komentoni