Lajme

Mamografi mobil kryen 400 ekzaminime në Skenderaj

Mamografi mobil i cili është blerë me iniciativën e grave deputete të Kuvendit të Kosovës nga data 20 qershor është duke bërë ekzaminime tek pacientet e komunës së Skenderajt. Këto ekzaminime po bëhen falas.

Përgjegjësja e momografit mobil, Shukrije Deliu-Gashi, ka thënë se interesimi për kontrolle mjekësore me mamograf ka qenë shumë i lartë dhe vazhdon të jetë i tillë. Nga ajo ditë e deri më tani janë kryer rreth 400 ekzaminime, ndërsa janë në pritje edhe rreth 400 paciente të tjera për ta bërë fotografimin e gjinjve, si masë parandaluese për ta vërejtur në fazën e hershme paraqitjen eventuale të kancerit të gjirit, u shpreh Deliu-Gashi. /KI/

Leave a comment

Your email address will not be published.


*