Sport

Majlinda Kelmendi operohet me sukses

Xhudistja me famë botërore, kampionia olimpike, Majlinda Kelmendin ka kryer me sukses një operim.

Lajmin e ka dhënë trajneri i saj Driton Kuka përmes postimit në facebook.

Operimi është mbyllur me sukses në Izola të Sllovenisë.

“Majlinda sot pati një trajtim të vogël me sukses për problemin e Discus Hernia me Dr Igor Kocijançiq në Medicor Hospital në Izola!”, ka shkruar Kuka.

Majlinda Kelmendi ka pasur disa probleme në vitet e fundit, që ia kanë pamundësuar pjesëmarrjen në gara.

Kelmendi mbete sportistja me e suksesshme në Kosovë, me medaljen e saj të artë në Lojërat Olimpike në Rio dhe dhjetëra medalje të fituar.

Komentoni