ShowBiz

Madonna adopton dy vajza binjake nga Malaui

Një nga këngëtaret më të njohura në botë, Madonna, ka prezantuar dy vajzat e reja në profilin e saj në Instagram, duke shkruar se ajo ka përfunduar procesin e adoptimit të binjakeve nga Malaui.

Ajo ka shkruar se është tejmase e gëzuar për dy anëtaret e reja të familjes së saj, raporton agjencia e lajmeve, Reuters.

Fëmijët e tjerë të Madonnës janë vajza 20 vjeçare, Lourdes, djali 16 vjeçar Rocco Richie, dhe dy fëmijët e tjerë të adoptuar, 11 vjeçarët David Banda dhe Mercy James.

Këngëtarja 58 vjeçare, që jo rrallë herë quhet “mbretëresha e muzikës pop”, ka siguruar lejen e Gjykatës së Lartë të shtetit afrikan gjatë kësaj jave për të adoptuar vajzat binjake.

Komentoni