Lajme

Macron takohet me Netanyahun, bën thirrje për bisedime të reja mes Izraelit dhe palestinezëve

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka bërë thirrje për bisedime të reja të paqes mes Izraelit dhe palestinezëve, në mënyrë që të krijohen dy shtete të pavarura.

Pasi një takimi me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, në Paris, Macron ka thënë: “Çdo gjë duhet të bëhet në mënyrë që negociatat të rifillojnë me qëllim që të arrihet një zgjidhje për dy shtete, siç edhe ka kërkuar komuniteti ndërkombëtar për një kohë të gjatë,” transmeton Express.

Macron po ashtu e ka dënuar një sulm javën e kaluar në të cilin u vranë dy oficerë të policisë izraelite në një vend të shenjtë në Jerusalem i nderuar nga hebrenjtë dhe myslimanët.

Zyra e Macronit ka thënë se ai është i shqetësuar rreth situatës së sigurisë së Izraelit, por po ashtu edhe për ndërtimet e vendbanimeve hebre, si dhe i shqetësuar se Netanyahu është duke u larguar nga përkushtimi për një zgjidhje për dy shtete.

Leave a comment

Your email address will not be published.


*