Lajme

LVV kritikon ashpër RTK

Lëvizja Vetëvendosje ka rikthyer kritikat ndaj Radio Televizionit të Kosovës duke nënvizuar se nuk është i hapur ndaj kreut të saj Visar Ymeri për dallim nga kreu i kuvendit dhe të PDK-së Kadri Veselit dhe presidentit Hashim Thaçi.

Kjo lëvizje duke apostrofuar Kryeredaktorët në RTK, Ridvan Berisha dhe Xhymret Veliu, theksojnë se as pas një muaji kur e kanë bërë publik refuzimin ndaj nesh, nuk kanë bërë asnjë përpjekje për të bërë intervistë me z. Ymeri.

“Autori i emisionit, Ridvan Berisha, i kontaktuar të martën më 27 shtator, nga aktivistja në zyrën e mediave të Lëvizjes, Tinka Kurti, ka thënë se do ta lajmëronte të nesërmen për mundësinë e intervistës gjatë kësaj jave. Të nesërmen ai e drejton tek kryeredaktori i RTK1, Xhymret Veliu, i cili po ashtu thotë se të nesërmen do ta marrë një vendim në lidhje me këtë intervistë të mundshme. Kështu, deri sot, e premte, kur asnjëri prej tyre nuk lajmërohet në thirrjet nga Lëvizja VETËVENDOSJE!’, thekson LVV.

Ky medium siç theksojnë ka muaj të tërë që nuk po gjen hapësirë për kryetarin e subjektit më të madh opozitar, derisa kishte realizuar intervista speciale me kryetarët e subjekteve të pozitës, duke ua mundësuar atyre sulmin ndaj VETËVENDOSJE!-s.

Kryetari i PDK-së Kadri Veseli ishte intervistuar më 12 gusht 2016 dhe Kryeministri Isa Mustafa më 19 gusht 2016.

“Për ta refuzuar VETËVENDOSJE!-n fillimisht Xhymret Veliu kishte thënë se është në pushime. Tash të njëjtin arsyetim e ka Ridvan Berisha. Çuditërisht, në muajin gusht, për t’i realizuar intervistat e Veselit dhe Mustafës, asnjëri nuk ishte në pushime. Ky menaxhment duhet të shkojë në pushime të përhershme. Ky menaxhment në shërbim të Qeverisë, ka nevojë të shkarkohet që qëllimi i RTK-së – shërbimi i publikut – të mund të realizohet”, thekson LVV. /KI/

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*