Rajoni

Lutfiu i kërcënuar për ndërtimin e fluturakeve

Edhe pse në rajon nuk ka institucione që do të ndihmonin dhe testonin teknologjitë e reja të shpikura nga entuziastë të makinerisë, ka raste të ndryshme që në mënyrë vetanake të provojnë konstruktimin e makinerive të llojllojshme.

Një rast i tillë është në Preshevë, Qani Lutfiu është preshevari që konstruktoi helikopterin e parë unikat, si për nga forma ashtu edhe për nga pajisjet që posedon. 

Ka përfunduar vetëm shkollën fillore, por dëshira e madhe për makinat dhe sistemin e funksionimit të tyre e ka bërë që ai të realizoj një ëndërr të kamotshme.

Qani Lutfiu, mjeshtër i traktorëve dhe mjeteve të ndryshme të bujqësisë, është preshevari që projektoi  helikopterin e veçantë, si për nga forma edhe të gjitha pajisjet që ai posedon.

Helikopterin, kohë më parë, Qaniu e ka provuar nëse mund të fluturon në oborrin e tij, por janë kërcënimet e shumta që e kanë detyruar të ndërpres aktivitetet rreth fluturakes. Përveç helikopterit, Qani Lutfiu, ka shpikur edhe disa makina bujqësore, një barkë dhe së fundi është duke punuar në shpikjen e një gjeneratori të rrymës elektrike.

I përballur me mungesë të fondeve, Qaniu krahas punëve për mbajtjen e familjes, ndanë mjete dhe kohë për të shpikur makina dhe mjete të ndryshme të cilat do të lehtësonin jetën e qytetarëve. /rtk/

Komentoni