Sport

Lukaku shkëlqen në fitoren e United

Manchester United e ka nisur furishëm sezonin e ri në Premier League.

“Djajtë e Kuq” të dielën shkatërruan West Hamin, duke e mposhtur bindshëm prej 4-0, në javën e parë te elitës së futbollit anglez, shkruan KosovaPress.

Skuadra e Jose Mourinhos ka bërë një super-ndeshje në hapje të këtij kampionati, derisa më meritori për fitoren e Unitedit ishte përforcimi më i madh i kësaj verë, Romelu Lukaku, i cili shënoi dygolësh në minutën e 33-të dhe 52-të, kurse, nga një gol realizuan Martial në minutën e 87-të dhe Paul Pogba në minutën e fundit të ndeshjes.

 

Komentoni