Sport

Luigj Quni i bashkohet Kombëtares së Kosovës

Edhe një hendbollist nga diaspora i bashkohet Kombëtares së Kosovës, fjala është për hendbollistin korpulent dhe luftarak të GC Amicitia Zürich  të Cyrihut njëzetvjeçarin Luigj Quni.

Sot përfundimisht Luigji u bë pjesë e Kombëtares së Kosovës, pasi morri shtetësinë e Kosovës dhe nuk ka asnjë barrierë të paraqitet ne petkun e Kombëtares në ndeshjet kualifikuese për EUR 2020 kundër Turqisë, ndeshje qe zhvillohen më 2 nëntor në Ankara dhe më 6 nëntor në Prishtinë.

Luigji po ashtu do te jetë pjesë edhe e Kombëtares U20 në Turneun e IHF Trophy Europe që zhvillohet ne Kutaisi të Gjeorgjisë nga data 7-14 nëntor, Turne ne të cilin marrin pjesë 10 kombëtare evropiane.

Hendbollisti i ri dhe me shumë perspektiv i cili luan në pozitën e lojtarit të vijës (pivotit), ka një gjatësi prej 192 cm dhe shquhet sidomos me lojën e tij ne mbrojtje, u mirëprit edhe nga Përzgjedhësi i Kombëtares Taip Ramadani, i cili ishte prezent ne lokalet e FHK-së gjatë nënshkrimit te procedurave të Luigjit për Kombëtaren e Kosovës. /KI/

Komentoni