LifeStyle

Luftoni poret me kremin e përgatitur te shtëpia

Për fat të keq, shfaqja e poreve  është e paevitueshme për çdo grua, dhe me fillimin e shfaqjes së tyre fillojmë t’i luftojmë, duke përdorur krem, metodë dhe kozmetikë të ndryshëm. Më së shpeshti përdorimi i kremrave të shtrenjta nuk garanton zgjidhjen e problemit. Kjo ndodh sidomos për shkak së lëkura jonë mësohet me kremrat e caktuara dhe pastaj ne nuk marrim rezultatet e pritshme, raporton Kosova.info.

Nëse keni kohë dhe dëshirë për të trajtuar poret tuaja me një krem të përgatitur në shtëpi,  atëherë ju rekomandojmë këtë recetë të shkëlqyer. Kjo krem natyrale është një mjet ideal për trajtimin e lëkurës: hidraton, përmirëson tenin, zvogëlon dukshëm poret e theksuara dhe ngadalëson procesin e plakjes së lëkurës.

Përparësi e saj janë përbërësit natyral dhe siguria. I përshtatet të gjitha tipave të lëkurës. Rezultatet shihen brenda 7 ditëve.

Ata, që kujdesen shumë për lëkurën e tyre e  pëlqejnë këtë krem.

Nevojitet:

I kuq i vesë

Një lugë mjaltë

2 lugë vazelini farmaceutik

Përgatitja:

Vazelini të shkrihet në ujë të vakët. Do të duhet disa minuta. Largojeni nga stufa dhe shtoni përbërësit e tjerë: mjaltë, i kuq i vesën, dhe vaj.  Të gjithë përbërësit i përzini mirë për disa minuta deri sat ë fitoni një masë homogjene. E vendosni masën në një paketim të vjetër plastike të kremrave që i keni shpenzuar. E aplikoni në fytyrë të pastruar me lëvizje të lehta të gishtave dhe i bëni masazh fytyrës. Pastaj e largoni kremin nga fytyra me copë gazë të zhytur në ujë mineral apo me salvetë të lagtë. Dhe, kjo është e gjitha! /KI/

Komentoni