Lajme

Lufta e improvizuar kundër drogës

Numri i përdoruesve të drogave në Kosovë po rritet. Për shkak të qasjes së lehtë në substanca narkotike të ndryshme ekziston rreziku që kjo dukuri të marrë përmasa edhe më të mëdha.

Mungesa e kapaciteteve profesionale, mungesa e buxhetit edhe për aktivitetet e parapara për të luftuar këtë dukuri, si dhe mungesa e bashkëpunimit ndërinstitucional cilësohen të jenë arsyet e dështimit në parandalim të rritjes së numrit të përdoruesve të drogës. Fushatat e shtrenjta dhe të improvizuara janë treguar të paefektshme, ndërsa mungojnë ligjëratat aq të nevojshme të vetëdijesimit nëpër shkolla, kur mosha mesatare e fillimit të përdorimit të substancave narkotike ka rënë në 16 vjeç, shkruan sot “Koha Ditore”.

Është hartuar Strategjia Kombëtare e Republikës së Kosovës kundër Narkotikëve dhe Plani i Veprimit 2012 – 2017, rezultatet e të cilëve ende nuk janë parë. Ndërkohë abuzimi me terapi mbajtëse është i pakontrolluar nga institucionet shëndetësore dhe kjo mund të ketë pasoja fatale për përdoruesit e drogës.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*