Rajoni

LShB sot në Korçë, Berat dhe Patos, anëtarësimet në këtë lëvizje nuk kanë të ndalur

Lideri i Lëvizjes për Shqipërinë e Bashkuar, Tahir Veliu me drejtuesit e tjerë, sot ka marshuar në qytetet tjera shqiptare, në qytetet që kanë vula historike për çështjen kombëtare.

Stacioni i parë i aktiviteteve ishte Korça e Shkollës së parë shqipe. LShB u mirëprit dhe u duartrokit me zemër nga korçarët. Kryetari Veliu tha se aktiviteti ynë në Korçë ka filluar në ora 9:00 e ka zgjatur deri në ora 14:00. Ai na informoi se kanë arritur me qindra korçarë t’i anëtarësojnë në Lëvizjen për Shqipëri të Bashkuar.

“Mikpritja korçare na la mbresa të mëdha. Interesimi i tyre për ta përqafuar Platformën e Shqipërisë së Bashkuar ishte jashtëzakonisht i madh”, u shpreh Veliu.

Ndërsa prej orës 15:00 filloi aktiviteti i LShB-së në qytetin e lashtë të Beratit, në qytetin e 1001 dritareve. Edhe këtu, siç raportojnë drejtuesit e LShB-së, është një numër i madh i qytetarëve duke u anëtarësuar.

Aktiviteti i anëtarësimeve dhe takimeve në Berat do vazhdoj deri në ora 17:00. Kure prej orës 18:00 e deri në ora 21:00 karvani i drejtuesve, anëtarëve dhe simpatizantëve të LShB-së do të ndalet në Patos, për t’i vazhduar aktivitetet e tyre. /KI/

Komentoni