Lajme

Lopa sjellë në botë viçin pa bisht

Në Lypjan në fermën e një familjeje ditë më parë një lopë ka pjellë dy viça binjak, njëri prej të cilëve pa bisht! Banorët me habi kanë përcjellë këtë fenomen të veçantë dhe të rrallë natyror, raporton Kosova Info.

Ramadan Grajçevci pronar i kësaj ferme tha se që kur merret me bagëti nuk ka dëgjuar për rast të tillë.

“Viçi nuk ka as shenjë të bishtit, por veterinarët thanë se kjo është e mundur të ndodhë”, tha nikoqiri.

Por ky nuk është rast i vetëm.

Vite më parë janë shënuar disa raste në vendet e rajonit, si Mali i Zi, Serbi.

Fjala është për një formë patologjike që lind njëherë në disa vite. Asgjë nuk e dëmton që është pa bisht edhe pse ai shërben për mbajtjen e baraspeshimit dhe trembjen e insekteve, thonë veterinarët.

Përndryshe viçat binjak kanë gjendje të mirë shëndetësore. /KI/

Lopa sjellë në botë viçin pa bisht

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*