Bota

Londër: Në “incidentin terrorist” është përdorë një pajisisje eksploduese

Policia e Londrës tha se “një pajisje e improvizuar eksploduese” ka shkaktuar sot një zjarr në metron e Londrës, në atë që është vlerësuar si “incident terrorist”.

Policia tha se ka lëndime të shumëfishta, përfshirë disa raste të njerëzve që vuanin nga djegiet. Nuk ka pasur raporte të menjëhershme për ndonjë fatalitet.

“Në orën 8:20 këtë mëngjes në metron Parsons Green ka pasur eksplodim. Tash ne po vlerësojmë se ky ishte detonim në një pajisje të improvizuar eksploduese. Ka pasur raporte për 18 lëndime dhe shumica e tyre me djegie. Vendi i ngjarjes është i bllokuar dhe po zhvillohen hetime”, tha Mark Rowley nga Policia e Londrës.

Fillimisht mediat britanike patën raportuar se një kontejner i bardhë kishte “eksploduar” në tren.

Një dëshmitar i ka thënë agjencisë Reuters se ai ishte në metro në stacionin Parsons Green, kur ka dëgjuar një shpërthim dhe e ka parë një veturë afër tij të përfshirë në zjarr.

Në vendin e ngjarjes janë parë policët e armatosur, ndërsa ekipet e mjekëve u kanë treguar ndihmën e parë mjekësore personave të lënduar.

Kryeministrja e Britanisë, Theresa May, tha se do ta kryesoj një takim të Këshillit të Sigurisë Kombëtare që do të mbahet sot.

Komentoni