Bota

Londër: Evakuohet një adresë banimi

Policia në Britani ka thënë se ka avakuar një adresë banimi në Londër.

Ata kanë hulumtuar pronën, pas arrestimit të 18 vjeçarit, i cili dyshohet se ka lidhje me sulmin e djeshëm me bombë në metron e Londrës.

Policia në një deklaratë tha se janë evakuar edhe ndërtesat afër shtëpisë në Surrey, në jug të Anglisë.

Deklarata erdhi pasi zyrtarët thanë se i dyshuari për sulmin me bomë, i cili nuk u identifikua, ishte arrestuar në portin e qytetit të Doverit.

 

Komentoni