Lajme

Loja e PAN-it me numrat

Koalicioni PDK-AAK-Nisma konsideron se ende nuk janë pjekur kushtet për mbajtjen e seancës, ani pse zyrtarë të saj trumbetojnë se tashmë i kanë siguruar numrat.

Për pasojë presidenti Thaçi është duke e zvarritur thirrjen e seancës konstituive, e cila ishte paralajmëruar të ndodhte gjatë kësaj jave, shkruan sot Koha Ditore.

Në mungesë të veprimeve nga Presidenca, të hënën nuk është thirrur mbledhja e Kryesisë së vjetër të Kuvendit, e cila është përgjegjëse për përgatitjen e seancës së parë konstituive, në të cilën duhet të bëhet betimi i deputetëve dhe zgjedhja e kryetarit e të nënkryetarëve të Kuvendit.

Sipas Rregullores së Kuvendit, Kryesia duhet të mblidhet të paktën 5 ditë para mbajtjes së seancës.

PDK-ja të hënën ka thirrur mbledhjen e Kryesisë, në të cilën, mes tjerash, është diskutuar për krijimin e institucioneve.

Por administrata e Kuvendit nuk mund të vihet në veprim pa e thirrur seancën presidenti.

Leave a comment

Your email address will not be published.


*