Lajme

Lituania e gatshme t`a mbrojë Kosovën në organizatat ndërkombëtare

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar një takim me homologun e tij nga Lituania, Linas Linkevicius, në margjinat e punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Linkevicius i ka garantuar Hoxhajt se Lituania do të vazhdojë ta përkrahë dhe mbrojë rastin e Kosovës në të gjitha organizatat ndërkombëtare.

“E sigurova kolegun tim Hoxhaj, se Lituania është e gatshme t’a mbrojë rastin e Kosovës në të gjitha organizatat ndërkombëtare”, ka shkruar Linkevicius në Twitter.

Në këtë takim është diskutuar edhe për përkrahjen e Lituanisë në procesin e vizave si dhe aspektet bilaterale në fushën e ekonomisë që do të konkretizohen gjatë vizitës së ministrit Hoxhaj në Lituani gjatë nëntorit të këtij viti, ka bërë të ditur MPJ.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*