Kosova

Lista Serbe kundër shfuqizimit të Speciales

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe njëkohësisht ministri për Kthimi e Komunitete Dalibor Jevtiq ka treguar se gjatë takimit të djeshëm me përfaqësues nga Gjermania e Franca, Christian Hellbach dhe Thomas Bertin, u ka thënë atyre se serbët dhe Lista serbe janë kundër përpjekjeve për zhbërje të Gjykatës Speciale nga deputetët ë Kuvendit të Kosovës, transmeton Koha.net.

Jevtqi me emisarët nga BE ka folur edhe për zhvillimet në Kosovë dhe ka theksuar se duhet të vazhdojë dialogu ndërmjet Beogradit e Prishtinës .

Siç ka njoftuar kumtesa që sot publikohet nga medie në Beograd, Jevtiq zyrtarët europianë i ka njohur edhe me, “probleme e popullit jo shumicë” në Kosovë.

Komentoni