Kosova

Lirohet nga akuza drejtori i Spitalit të Gjilanit

Drejtori i Spitalit Rajonal të Gjilanit, Abdylatif Latifi, është liruar nga akuzat nga Gjykata Themelore në Gjilan pasi që kryetari i trupit gjykues ka konstatuar se nuk ka prova të mjaftueshme që mbështesin dyshimin që ai ta ketë kryer veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Drejtori Latifi akuzohej se në cilësinë e personit zyrtar me dashje dhe me qëllim që të përfitojë për vete apo për personin tjetër apo që t’i shkaktojë dëm personit tjetër me dashje, nuk ka kryer detyrat e domosdoshme të përcaktuara me ligj, pasi nga fillimi i vitit 2012 e deri në fund të vitit 2014 në vazhdimësi pa shpallje të tenderit apo shpalljes publike ka lidhur kontratë mbi qiranë në kohëzgjatje për nga katër muaj, me qiramarrësin I. S., pronar i objektit “Kantina”, që për shumën për nga 500 Euro në muaj.

Ai akuzohej se i kishte lejuar qiramarrësit shfrytëzimin e sipërfaqes në pronësi të Spitalit Regjional të Gjilanit edhe në vitin 2015, pas skadimit të kontratës mbi qiranë dhe pa procedurë të tenderimit.

Por Gjykata Themelore në Gjilan tha sot se nga provat e paraqitura në aktakuzë, në asnjë rrethanë nuk vërtetohet përtej dyshimit të bazuar se i njëjti ka keqpërdorur pozitën zyrtare për të përfituar për vete apo për të tjerët, meqenëse në përshkrimin faktik të veprës penale në dispozitiv mungojnë elementet inkriminuese të veprës penale.

Komentoni