Kosova

Lirohet Azem Syla

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Azem Syla, me vendim të gjyqtarëve të EULEX-it është liruar nga paraburgimi.

Lajmin e ka konfirmuar avokati i tij mbrojtës, Tomë Gashi.

Ai thotë se është vërtetuar që klienti i tij nuk ka pas kurfar ndikimin në dëshmitarët për rastin “Toka”.

“Me vendim të gjyqtarëve të EULEX-it lirohet z. Azem Syla i arrestuar dje në orët e hershme të mëngjesit. Nuk është vërtetuar se ai ka ndikuar në dëshmitarët e mbrojtjes”, është shprehur Gashi. 

Por, avokati Gashi ka treguar se nga këto momente Syla është i lirë nga masa e paraburgimit. 

“Syla një herë në javë do të paraqitet në polici”, thotë ai. 

Komentoni