Lajme

Lirohen të akuzuarit për shpërthimin te ‘Sekiraqa’

Sot, një trup gjykues i përbërë nga dy gjyqtarë ndërkombëtarë dhe një vendas në Gjykatën Themelore të Prishtinës   shpalli aktgjykimin për rastin e shpërthimit në bulevardin “Bill Clinton”.

Hetimet, të cilat kishin filluar pas shpërthimit të një bombe në lokalin “Sekiraqa” në bulevardin “Bill Clinton” në Prishtinë në muajin shtator 2007, nga i cili patën humbur jetën dy persona ndërsa disa të tjerë qenë lënduar, më përpara kishin sjellë deri te dënimi i dy policëve të Policisë së Kosovës si dhe shfajësimin e të tretit.

Në këtë gjykim për të njëjtat ngjarje ishin akuzuar shtatë të pandehur për vrasje të rëndë, tentim vrasje të rëndë dhe shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.

Gjykata ka gjetur se prokurori nuk ia kishte ofruar mbrojtjes tërë materialin shfajësues dhe kësisoj nuk i është përmbajtur obligimit të tij sipas Kodit të Procedurës Penale të Kosovës. Gjykata ka vlerësuar se sikur këto procedura të vazhdonin pa materialin e pazbuluar, kjo mos-përmbajtje në mënyrë të pashmangshme do të sillte deri te shkelja e Nenit 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Për këtë arsye, Gjykata i ka hedhë poshtë këto akuza.

Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij aktgjykimi brenda 15 ditëve nga dita kur u dorëzohet kopja e këtij aktgjykimi (Neni 380 paragrafi (1) KPPK). /KI/

Leave a comment

Your email address will not be published.


*