ShowBiz

Lindsay Lohan del në mbrojtje të Harvey Weinstein

Lindsay Lohan është e para që ka dal në mbrojtje të producentit Harvey Weinstein pas akuzave ndaj tij për skandale të ngacmimit seksual, raporton Kosova.info.

Aktorja 31 vjeçare, e cila për momentin po jeton në Dubai, vendosi që mbështetjen e saj ta shfaq përmes llogarisë së saj personale në Instagram. Në Instastory ajo kishte postuar: “Më vjen shumë keq për Harvey Weinstein. Nuk mendoj që kjo që po ndodhë është e drejtë.” Mirëpo, video e postuar ishte larguar pas një kohe shumë të shkurtër.

Lindsay po ashtu iu drejtua edhe bashkëshortes së Harvey, Georgina Chapman,e  cila se fundmi ka bërë publike kërkesën e saj për divorc. Sipas Lindsay, ajo do duhet t’i qëndronte pranë burrit të saj në këto momentë të vështira.

Gwyneth Paltrow dhe Angelina Jolie janë vetëm dy nga aktorët të cilat publikisht janë shprehur se edhe ato kanë qenë preh e ngacmimeve seksuale të Harvey.

“Ai nuk më ka lënduar ndonjëherë e as që ka tentuar të më bëj diçka – ne kemi realizuar disa filma së bashku. Mendoj që të gjithë duhet të ndalojnë – besoj që kjo që po ndodhë është gabim. Kështu që mbështeteni atë”, u shpreh Lindsay. /KI/

Komentoni