Kosova

Limaj: Vdekja e Mehmedit, humbje e madhe për publicistikën

Kreu i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka ngushëlluar familjen Mehmedi me rastin e vdekjes së gazetarit Qani Mehmedi.

Limaj e ka quajtur humbje të madhe, ndarjen nga jeta të Mehmedit, duke shtuar se ai kishte dhënë kontribut të madh në gazetari, publicistikë e më gjerë.

“Me keqardhje dhe dhimbje të thellë mora lajmin për vdekjen e gazetarit, Qani Mehmedi.

Ndarja e tij nga jeta është një humbje e madhe për familjen, miqtë, bashkëpuntorët dhe të afërmit e tij. Ai dha kontribut të madh për gazetarinë, publicistikën dhe jo vetëm.

Në emrin tim dhe të NISMA për Kosovën ju shpreh ngushëllime të gjithë familjarëve, miqve, e kolegëve te të ndjerit, Qani Mehmedi. Ngushëllime!”, ka shkruar ai.

Komentoni