Kosova

Limaj: Të gjendet konsensus për pikat kontestuese të demarkacionit

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, e ka ftuar Qeverinë të heqë dorë nga arroganca dhe të reflektojë sa i përket versionit aktual të demarkacionit me Malin e Zi.

Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re” për numrin e nesërm të saj, Limaj ka thënë se marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi duhet të kthehet në pikën zero, në mënyrë që ekspertët, të cilët janë kundër këtij varianti të demarkacionit dhe ata që janë për, të ulen dhe t’i diskutojnë pikat kontestuese të këtij procesi.

Ai ka theksuar se riprocedimi në Kuvend i variantit të tanishëm të demarkacionit me Malin e Zi është riciklim i krizës së panevojshme në vend.

“Koalicioni qeverisës nuk i ka pasur votat për këtë çështje më 1 shtator. Ky variant i demarkacionit me Malin e Zi ka rënë. Qeveria tani duhet të reflektojë dhe të gjendet një zgjidhje”, ka thënë Limaj.

Komentoni