Lajme

Libri më i ri i shkrimtarit Gëzim Ajgeraj: Ditari i ushtarit të lirisë

Këto ditë vitrinave të bibliotekave dhe librarive iu shtua libri më i ri i shkrimtarit Gëzim Ajgeraj, romani me titull: “Ditari i ushtarit të lirisë”.

Vlerësuesi kritik Bedri Halimi, për romanin në fjalë thotë: duke e shfletuar këtë libër, më kujton një kohë jo edhe aq të largët, një kohë të ndërrimit të dy epokave, asaj të robërisë dhe lirisë.

“Ditari i luftëtarit të lirisë, si një kronikë lufte por edhe si një roman i letrarizuar, por me jo shumë ndërhyrje në formulimin letrarë, sa është i rëndësishëm si një kronikë për ngjarjet, ai na prezanton edhe shpirtin atdhetar të një luftëtari të lirisë, i cili vihet në ballë të luftës për liri, pa e kursyer vetveten”, shkruan mes tjerash Halimi. Ai nëpërmes të këtij romani e vënë re lidhjen e ngushtë të lirisë së autorit me lirinë e popullit dhe atdheut të tij.

Autori Gëzim Ajgeraj, emrin e personazhit kryesor të këtij romani, po thuaj se në tërësi e mban në heshtje. Personazhi i paraqitur është një luftëtarë i orëve të para, i cili luftën për liri e ka të mishëruar si ideal deri në sakrificën për flijim.

Ajgeraj ka botuar më parë edhe tituj të tjerë të krijimtarisë letrare. “Art Metafora”, “Notesi i poetit mërgimtar” dhe “Metafora e poezisë”, janë vetëm disa nga librat e tij që i ka hedh në dritë për adhuruesit e fjalës së shkruar.

Shkrimtari Ajgeraj për momentin jeton dhe krijon në Zvicër, ndërkaq origjinën e ka nga Prizreni. Ai përveç krijimtarisë së tij letrare, është edhe botues i revistës “Vërrini”. /KI/

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*