Sport

Lewandowski kërkon largimin nga Bayern

Një atmosferë jo e mirë ka “mbërthyer” Bayernin e Mynihut ku përvec Thomas Muller edhe sulmuesi tjetër i bavarezëve, Robert Lewandowski ka shprehur dëshirën për tu larguar nga “Allianz Arena”.

Sulmuesi polak ka vendosur të largohet nga klubi pas përfundimit të këtij sezoni, shkruan e përditshmja sportive madrilene “AS”.

Real Madrid prej një kohë të gjatë ka shprehur interesim për blerjen e tij, prandaj e ardhmja e Lewandowskit mund të jetë në Santiago Bernabeu.

Komentoni