Lajme

Lërini thashethemet, aktorja shqiptare konfirmon lidhjen me këngëtarin (Foto)

Aktorja shqiptare ka vendosur t’u japë fund të gjitha thashethemeve që bëhen në llogari të saj dhe të konfirmojë lidhjen me këngëtarin e njohur.

Tani nuk ka më asnjë dyshim, Arta Nitaj dhe Bruno janë bashkë. Thuhet se dy artistët kanë disa muaj që kanë filluar romancën e tyre, ndërsa janë njohur menjëherë pasi aktorja e serialit komedi “O sa mirë” ishte ndarë nga Endri, djali i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Sigurisht, takimet e tyre nuk mund t’i shpëtonin për shumë kohë medieve, të cilat zbuluan gjatë këtyre ditëve lajmin e historisë së re të dashurisë në showbiz.

Kështu, e gjendur përpara një tymnaje të vërtetë thashethemesh, Arta ka publikuar një foto me Brunon në rrjetet sociale. Më saktësisht, ajo ka ndryshuar foton e profilit të Instagram, duke zëvendësuar atë ku ishte vetëm me një foto në çift.

Leave a comment

Your email address will not be published.


*