Lajme

Lekaj: Në Kosovë mungon demokracia kushtetuese e mirëfilltë

Kryetari i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka thënë se Dita Ndërkombëtare e Demokracisë, e shpallur para nëntë vitesh nga OKB-ja, e zë Kosovën me sistem politik jo mirë të përcaktuar, ku ende po mungon demokracia kushtetuese e mirëfilltë.

Në njoftimit e dërguar për media thuhet se demokracia, është një doktrinë që rregullon legjitimitetin e veprimtarisë së shtetit.

“Pra demokracia nuk është vetëm pushtet i votës, por edhe legjitimitet i cili vepron sipas kushtetutës në qeverisjen e shtetit në emër të popullit. Mungesa e demokracisë donë të thotë mungesë e garancisë për të drejtat e njeriut, të cilat mundësojnë zhvillimin e shoqërisë dhe shtetit të së drejtës”, thuhet në njoftim.

Lekaj thotë se angazhimi duhet të fokusohet tek bërja e Kosovës shtet modern dhe model, ku të drejtat dhe liritë themelore të njeriut do të jenë të konsoliduara, duke marrë si shembull Kushtetutën Amerikane, qëndrueshmërinë e saj si akti i parë juridik në krijimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*