Lajme

Lekaj-Gecajt: Kosova s`ka nevojë për politikan si ti dhe shefi yt

Deputeti i AAK-së, Palë Lekaj, i është kundërpërgjigjur Barjam Gecajt. Leka i ka thënë Gecajt se aq shumë janë të zemëruar qytetarët e Kosovës, e sidomos ata të Dukagjinit që t`i po tenton me i moralizu, sa që do të kundërpërgjigjën sa herë që tu cenohet territori.

Positimi i plotë në Facebook:

Qytetarët janë të zemëruar me atë çka po i shkaktoni Kosovës, “zotëri” Gecaj, ju dhe qeveria e padronit tënd.

Ju po dëshironi të qëndroni në pushtet duke e dëmtuar vendin, duke ja cenuar integritetin e sovranitetin. Ju keni marrë mundin të mbroni një qëndrim e version që as Mali i Zi nuk po e mbron.

Siç e thamë në fillim aq shumë janë të zemëruar qytetarët e Kosovës, e sidomos ata të Dukagjinit që t’i po tenton me i moralizu, sa që do të kundërpërgjigjën sa herë që tu cenohet territori. 

Përkundër teje, ne konsiderojmë se Kosova, ashtu si dje edhe sot ka nevojë për heronjë e patriot, e jo për politikan si puna jote dhe e shefit tënd, por sot heronjë do të jenë të gjithë deputetët që do t’i thonë jo ratifikimit të një demarkacioni që ju e keni ndërtuar duke ua bazuar në kadaster, e jo parimeve tjera përmes të cilëve shënohen kufijtë. Sot heronjtë (deputetët e Kuvendit të Kosovës) në vend të pushkës do të përdorin logjikën e cila do të përkthehet në një JO të madhe kundër marrëveshjes që po insistoni të ratifikoni. 

Kosova si shtet i rilindur është e bekuar e nuk do t’ia lejojmë që ta ketë mallkimin tuaj, siç po ja bëni.

Leave a comment

Your email address will not be published.


*