Lajme

Lekaj: Cila do të jetë motoja e Mustafës për kurrgjë-në për Kosovën

Shefi i deputetëve të AAK-së, Pal Lekaj, ka pyetur kryeministrin Isa Mustafa, se cila do të jetë motoja jetësore e tij si kryeministër, siç ka thënë ai, për të mbuluar kurrgjë-në për Kosovën.

“Profesionistë e ekspertë nga të gjitha lëmit janë kundër kësaj që ju po insistoni ta shtyni përpara, prandaj t’i i quan të ‘sëmurë’, vetëm pse janë në mbrojtje të tokës së Kosovës… ndërsa historia jote tregon se edhe në një kohë ngjashëm i ke quajtur, profesorët dhe studentët e Universitetit të Prishtinës që nuk pajtonin me juve”, ka thënë Lekaj.

“As sot sikur atëherë nuk po arrin të shënosh ‘autogolin’ e qëllimshëm për Kosovën, për të falë tokë e për ta rikthyer Serbinë në Kosovë, motoja që më së shumti të përshtatet si ‘tregtarë’ që jeni bërë me fatin e Kosovës, do të ishte ‘ne jemi padrejtësia – ne jemi tradhtia’. Se që je diçka tjetër për veç i padrejtë është e pamundur”, ka shtuar më tej Lekaj.

Më tej, Lekaj i ka thënë kryeministrit se “jeni strukur si struca pas ndërkombëtarëve dhe të interesuar që të qëndroni me çdo kusht e çmim në pushtet, ju nuk e dëshironi konsensusin parlamentar, për t’i thënë jo, marrëveshjes së dëmshme të demarkacionit”.

“Duke mos i dhënë zgjidhjen (përgjigjen) e duhur kësaj teme dëshironi që ta lëni si alibi për ngërç, e kështu për t’i turbulluar mendjet e qytetarëve të Kosovës, për rrënimin dhe mos zhvillimin ekonomik të Kosovës, për mirëqenien e punësimin e njerëzve që kanë aq shumë nevojë për të”, ka thënë Lekaj.

Në fund Lekaj ka thënë se “kryeministri më i paaftë që ka pasur ndonjëherë Kosova bashkë me kastën e tij janë të interesuar vetëm për suksesin e bizneseve të tyre e jo për suksesin e Kosovës”.

Leave a comment

Your email address will not be published.


*