Kosova

Lehtësime për qytetarët që dëshirojnë të legalizojnë objektet e tyre

Mosinteresimi i qytetarëve në mbarë vendin për t’i legalizuar objektet e tyre pa leje, për shkak të dokumentacionit të shumtë dhe kostos së lartë, i ka shtyrë institucionet gjegjëse që të iniciojnë ligjin e ri i cili parasheh ndryshime dhe do të jetë më i thjeshtë.

Ligji i ri për trajtimin e ndërtimeve pa leje, ndër të tjera parasheh: lirimin e taksave për legalizim, thjeshtëzimin e procedurave (krijimin e një dritareje një shërbim), involvim më i madh i institucioneve dhe Agjencive shtetërore përgjegjëse si dhe objektet e ndërtuara pas gushtit të vitit 2013 do të lejohen që të aplikojnë, raporton KTV.

E njohës të fushës së urbanizmit shpresojnë se ligji i ri për legalizimin do të jetë më i favorshëm për qytetarët.

Driton Tafalli thotë se edhe taksat për legalizim kanë qenë të larta. Që nga fillimi i këtij procesi, drejtorët e urbanizmit nëpër komunat e Kosovës kishin kërkuar nga ish-ministri Agani që kriteret për legalizim të zbuten.

Nga 400 mijë objekte të ndërtuara pa leje në gjithë vendin vetëm 8500 pronarë kishin aplikuar për legalizim. 

Komentoni