LifeStyle

Lehtë dhe pa shpenzime: Maska me banane…

Përveç vlerave për shëndetin, banania na bën edhe më të bukur.

Ajo mund të përdoret edhe si maskë për fytyrën dhe flokët tuaj.

Banania është e shkëlqyeshme për fytyrë sepse është e mbushur me ujë, vitamina, minerale, enzime… Prandaj është e shkëlqyeshme për hidratim të lëkurës.

Përgatitja:

Merrni një banane, e shtypni mirë dhe e përzieni me 3 lugë të vogla mjaltë, derisa të bëhet një masë homogjene. E lini këtë masë mbi fytyrë të veprojë për 10 minuta. Më pas e shpëlajmë me ujë të vakët.

Maskë për flokë 

Disa ekspertë të flokëve pohojnë se banania ështëbalsami më i mirë për flokë. Mjafton të merrni një banane, ta shtypni dhe më pas ta përhapni mbi flokët e lagura.

Aplikojeni atë në të gjithë flokët nga rrënja deri te maja. Kriheni më pas me krehër. Lëreni të veprojë 20 minuta, pastaj shpëlajeni mirë me ujë të vakët.

Komentoni