Lajme

Ledri e bën “hallakam” Prishtinën, si kurrë më parë njerëz të mbledhur në një vend (Video)

Ledri Vula gjatë natës së kaluar i dha edhe më shumë hijeshi jetës së natës në Prishtinë.

Ledri dhe Lumi B ishin prezent në një nga klubet e natës më të mëdha në kryeqytet, ku edhe arritën të mbushin vendin plot e përplot.

Këngë, atmosferë e shumë zhurmë u bë mbrëmë nga dyshja. Madje ishin vetë publiku të cilët nuk ngurruan të këndojnë këngët e Ledrit, shkruan Indeksonline.

Si kurrë më parë, klubi kishte brohoritje të mëdha dhe atmosferë në kulminacion. Gjithë këtë sigurisht se Ledri po e arrin me shumë mund duke krijuar këngë fantastike gjatë gjithë kohës dhe duke mos pauzuar asnjëherë nga muzika. Pas hitit veror, ‘Nona’ Ledri pritet që të lansojë edhe projekte të tjera fantastike për gjithë adhuruesit e tij.

Leave a comment

Your email address will not be published.


*