ShowBiz

Lea Michele arriti të vjedhë diçka në Shtëpinë e Bardhë

Në emisionin e Jimmy Fallon, Lea Michele ka rrëfyer se ka vjedhur njëherë një letër tualeti në Shtëpinë e Bardhë, raporton Kosova.info.

Deri sa ishte e angazhuar në serialin ‘Glee’ në rolin e Rachel Berry, ajo pat nderin të ishte e ftuar në rezidencën qendrore politike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Lea ishte e ftuar në kohën kur President ishte Barack Obama. Kjo ndodhi kur kasti i ‘Glee’ ishte zhvendosur ne Shtëpinë e Bardhë për të xhiruara episodin White House Easter Egg Roll.

“Në një moment shkova në tualet, dhe pashë se dhe letra e tualetit kishte të stampuar logot e Shtëpisë së Bardhë dhe thashë me vete: Duhet ta marr këtë! Duhet ta marr këtë!”. Fillova të merrja letrën e tualetit dhe e futa poshtë pantallonave. E kam edhe sot”, u shpreh Lea.

Moderatori në këtë iu përgjigj me “Nuk të pa njeri?”

“Jo! Ishte e frikshme të ikja pastaj me letrën e tualetit”, iu përgjigj ajo. /KI/

Komentoni