Lajme

LDP: Kosovës i takon ulësja në OKB

“LDP është parti të cilën e akuzojnë Informer dhe Kurir, sikurse qeveria e opozita dhe kjo jo rastësisht”, deklaroi anëtari i kryesisë së LDP-së, Gjorgjo Zhujoviq, i bindur se krejt kjo bëhet për motive politike.

Lidhur me këtë dhe me situatën më të re politike në Serbi, sidomos pas nismës së kryetarit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Gorgje Zhujoviq, anëtar i kryesisë së LDP-së ka dhënë intervistë për Novi Magazin.

NM: Me çfarë oferte LDP hyn në dialog?

Zhujoviq: Ne kemi ofruar platformën tonë mejteve të informimit, disa gjëra është me rëndësi të merren parasysh dhe e para është se Kosova ushtron funksionin shtetëror, e pavarur prej asaj që deklaron Serbia; e dyta, Serbia nuk do të gjejë as ngushëllim, as kompensimin e humbur nëse pengon hyrjen e Kosovës në institucionet ndërkombëtare. Porpozimi ynë është që Kosova të lirohet, sepse është e qartë se ne nuk mund të ndikojmë; e treta, Serbia, me këtë propozim në pajtim me BE-në dhe SHBA, si vend kandidat për BE, jo që do ta pengojë Kosovën, por do ta ndihmojë në këtë proces.

NM: Kosova tashmë është në proces të BE-së, pranimi varet nga anëtarët e BE-së dhe jo nga dëshira dhe sjellja e Serbisë?

Zhujoviq: Serbia ka shkuar larg në integrimet evropiane dhe me rëndësi është që Kosova të mos pengohet, por të ndihmohet, sepse kështu ndihmohen edhe qytetarët serbë që jetojnë atje. Thënë realisht, ne nuk kemi mundësi ta pengojmë këtë proces.

NM: Platforma e juaj a do të thotë  anëtarsimin e Kosovës në OKB?

Zhujoviq: Po, po, interesi ynë është që ta ndihmojmë Kosovën me të gjitha mjetet për  anëtarësimin e saj në OKB dhe organizatat tjera botërore dhe, nëse nuk e bëjmë këtë, çmimin do ta paguajnë qytetarët që jetojnë atje, të gjtihë pa dallim, serbë shqiptarë dhe të tjerë, si në veri ashtu edhe në jug.

NM: LDP u gjend në mes të qeverisë dhe opozitës, por edhe në mes të palëve opozitare, të djathtë dhe proevropiane, të cilët kryesisht kundërshtojnë propozimin e idesë së presidentit Vuçiq, për dialog për Kosovën?

Zhujoviq: Palët opozitare si nacionaliste, ashtu edhe ajo proevropiane kanë qëndrim të njëjtë, sillen me kokëfortësi, sipas parimit serb: e, pra, tash nuk e pranoj as këtë edhepse e dua! Kjo e karakterizon opozitën në të gjitha çështjet. Ne propozimin të nisur nga kryetari i vendit nuk  kemi dëgjuar që nga 2012-ta, kur edhe ka ardhur në pushtet, por mbase opozita ka për obligim ndaj votuesve të vet të  thonë qendrimin e tyre për çështjen e Kosovës aty ku duhet. Dialogu mes njerëzve që mendojnë njëjtë nuk ka kuptim, detyrimi ynë është që arsyetojmë votën e secilit qytetarë që na ka besuar, qoftë më 2017-tën, qoftë më 2012-tën. LDP –së votat i janë dhënë pikërisht për qëndrimin e qartë ndaj Kosovës dhe obligim i yni është që të marrim pjesë në këtë dialog. Një pjesë e opozitës sillet jo aq arsyeshëm, ngase mendojnë se humbin imixhin nëse marrin pjesë në këso takimmesh.

NM: Por në asnjë ftesë nuk është formuluar për vendi dhe koha, pra ku dhe kur do të mbahet dialogu?

Zhujoviq: Nuk është e rëndësishme nëse shkruan në “Presidencë në ora 14.00, me datë kaq e kaq, etj.”, me rëndësi për ne është të ofrojmë alternativën prej asaj që sjellin SNS, SPS e të tjerët mbi çështjen e Kosovës. Kjo është tema dhe jo që opozita ndërfutë si temë “a do të shkojmë dhe a të ofrojmë ide”. Po për çfarë ekzistojmë atëherë? Kur ishte betimi në Kuvend, opozita s’ishte prezent, kur u bënë konsultime, opozita s’ishte prezent dhe tani, sërish nuk do të jetë prezente. Në një moment, qytetari do të mendoj, përse unë t’i votoj ata. E qartë, këtu është fjala për mungesë idesh ose frikë nga prezentimi i tyre. /RTKlive/

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*