Kosova

LDK nis bërjen e opozitarizmit

Ajo ka planifikuar dy interpelanca për kryeministrin e ri, Ramush Haradinaj, të cilit i bëjnë thirrje urgjente që të shkarkojnë ministrin e Bujqësisë, Nenad Rikallo, që po akuzohet për torturimin e shqiptarëve gjatë luftës, raporton KTV.

Avdullah Hoti, kryetar i Grupit Parlamentar të LA-së, tha se Haradinaj duhet ta thërrasë në përgjegjësi Rikallon dhe ta shkarkojë ose në të kundërtën, siç shprehët ai, Haradinaj do të përballet me të gjitha llojet e kundërshtive.

Megjithatë, thotë se ato do të jenë në forma demokratike e jo të dhunës, siç i përdorte dikur partia e kryeministrit.

Për LDK-në, kryeministri Haradinaj e kryeparlamentari Veseli janë dy dhunuesit më të mëdhenj të demokracisë në Kosovë.

Hoti thotë se ata e shkelën demokracinë që në seancën e parë te legjislaturës së re, kryeministri kur i ofendoi gazetarët, ndërsa deputetët e tij shkuan edhe më larg, duke kërcënuar me jetë gazetarin Vehbi Kajtazi.

Komentoni