Kosova

LDK në Prishtinë-Sejdiut: Merru me ujëra të zeza në lagjen Kalabria

LDK në Prishtinë i ka rekomanduar nënkryetarit siç e quajnë histerik të Prishtinës Dardan Sejdiu, të merret me ujërat e zeza në lagjen Kalabria dhe jo me demarkacion. Ky ragim erdhi pas një deklarate të Sejdiut i cili kërkon nga kryeministri Mustafa të dorëhiqet.

“Njeriu që organizonte turmat për të hedhur molotovë mbi policët dhe stacionin policorë në Prishtinë, tani, në vend që të merret me ujërat e zeza në lagjen Kalabria, të mbyll gropat nëpër rrugët anekënd Prishtinës, të kujdeset për pastrimin e mbeturinave nëpër qytet, të vejë rregull në trafikun urban, e të bëjë ndonjë punë të hairit, i lejon vetes që të merret me politika nacionale”, theksojnë degët e LDK-së në Prishtinë.

Sejdiu dhe shefi i tij, sipas tyre janë përgjegjës edhe për humbje të jetëve të njerëzve në Prishtinë për shkak të papërgjegjësisë dhe mosreagimit me motive politike, do të mbahen mend për shndërrimin e Komunës në klub banditësh që synojnë djegien e policëve e qytetarëve, objekteve private e publike dhe shtëpitë private e makinat familjare.

“Me veprimet e tyre kriminale ata i pamundësuan Kosovës anëtarësimin e UNESCO ndërsa tani i kanë venë vetes qëllim që të pamundësojnë liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës”. /KI/

Komentoni