Kosova

LDK e hapur edhe për ish anëtarë të LVV

Ndonëse një numër i madh i anëtarëve të LV kanë dhënë dorëheqje nga të gjitha strukturat, ende mbetet e paqartë rrugëtimi i tyre i mëtejmë politik. Të dorëhequrit nuk janë parë më as në Këshillin e Përgjithshëm kur për kryetar sërish kandidoi lideri i kësaj Lëvizjeje Albin Kurti.

Vetë kërkesa e disa nga anëtarët e dorëhequr që Kurti të mos kandidojë për postin e të parit, duket e papërballueshme zgjedhja e tyre në kryesi të re me çka edhe u dorëhoqën nga të gjitha funksionet që kanë mbajtur. Edhe pse ende nuk dihet nëse do të mbeten ende pjesë e LV, janë partit e tjera që mbesin të hapura për aderime të reja.

Ndonëse LDK rrallë bënë ftesa për aderime të reja, në praktikë i mban dyert e hapura edhe për ish anëtarë të partive tjera.

Një nga zyrtarët e këtij subjekti Naser Osmani ka thënë për Kosova.info se dera është e hapur për të gjithë.

“LDK është e hapur për të gjithë ata që e pranojnë programin politik dhe ekonomik të LDK si dhe filozofin rugoviane”, tha ai pa dhënë ndonjë detaj rreth aderimeve të reja të mundshme.

Disa nga anëtarët e LV pavarësisht pozicionit te tyre opozitar kanë mbajtur takime, por edhe kontakte me anëtarë të LDK. Por ajo që dihet tashmë brenda grupit parlamentar të LV ka një fraksion i përbërë nga të dorëhequrit.

Sipas disa burimeve të afërta me zhvillimet nuk përjashtohet mundësia që i njëjti fraksion të shndërrohet në një subjekt të ri politik, i cili edhe mund të përcaktohet për koalicionet e ardhshme veçanërisht me LDK pas zhgënjimeve me forcat e tjera politike dhe kritikave të pareshtura ndaj partive në pushtet. /Kosova.info/

Komentoni