Lajme

Latifi: I papranueshëm dhe indinjues atakimi eksesiv ndaj Nazmi Pecit në Degën e LDK-se në Zvicër

Me rastin e eksesit në Degën e LDK-ës të Zvicrës, ku u atakua Nazmi Peci, një nga themeluesit e saj, ka reaguar kryetari i parë i kësaj dege, Shai Latifi.

Reagimi i plotë:

Meqenëse jam një nga themeluesit e Degës dhe kryetari i parë i saj, e ndiej për obligim të prononcohem publikisht!

Që nga fillimi, që do të thotë nga viti 1990, Nazmiu ka qenë i kyçur me tërë qenien për themelimin e kësaj dege. Ai paraprakisht ka qenë i burgosur politikisht, si inxhinierë i xehetarisë dhe drejtor teknik i minierës së Stantregut në Mitrovicë. Punën si inxhinier e ka pasur parekselansë, marrëdhëniet me minatorë shumë të mira. Punëtor i mirë dhe profesionist i mirë. Pas demonstratave të vitit 1981 te kuadrot shqiptare kërkohej të gjendej „nacionalisti dhe irredentisti shqiptar“. Ky aksion, i cili bazohej në konkluzat e atëhershme të komunistëve jugosllavë, të cilat ishin dizajnuar nga Memorandumi i Akademisë së Shkencave të Serbisë, e që fillon me realizimin e programit të saj, duke filluar me dënimin e demonstratave studentore në Prishtinë dhe represioneve të cilat u ndërmorën kundër popullatës shqiptare në Kosovë. Viktima e parë e këtyre reprezaljeve ishte Nazmiu, me sugjerimet e Ali Shukriut, komiteti i vjetër dhe një prokuror publik i pasluftës për spastrimin e nacionalistëve e ballistëve shqiptarë në Kosovë. Pas një periudhe i mbetur nën hije, tani kyçet me tërë forcën për realizimin e programit së Akademisë së Shkencave të Serbisë, duke dhënë çdo gjë prej vetit për të arritur kapitalin politik, dhe për t’u hakmarrë ndaj kolegëve të tij të politikës, të cilin e kishin hedhur për një kohë nën hije. Në Mitrovicë e krijon antagonizmën katunarë-qytetarë, duke luftuar çdo kuadër që kishte mundësi të bartjes së progresit konform interesave vendore.

Nazmiun, pas mbajtjes së burgut, gjyqi e kthen në punë, por, tani jo në Stantreg, por në Artanë (ish N. Berdo). Nga aty në vitin 1989 izolohet dhe i përjeton tunelet e tmerrit në Krushefc e Pozharevc. I rrahur prej kordonit të policëve, që i merr mbi 60 kërbaqa, aq sa ky aksion ishte nën kontrollimin e mjekut serb, i cili u jep shenjë, që mos ta godisnin më tej, sepse e kishte pasur puna e tij!…

Me ardhjen e tij në Zvicër, ky i përkushtohet organizimit të diasporës, dhe duke vepruar me harxhimet vetanake, të ndara nga buxheti modest i familjes së tij, nuk kursen asnjëherë kur ishte në pyetje të bëjë diç për Kosovën. Ky ra viktima e parë e ardhjes së Qeverisë Bukoshi, sepse atëherë ishte kryetar i trepërqindshit, ku pati realizuar një sistem të përkryer të mbledhjes së mjeteve financiare për ta ndihmuar Kosovën në gjendjen e rëndë në të cilën ndodhej.

Në qeverinë Bukoshi, ministër i financave ishte Isa Mustafa. Si kryetar i Qeverisë Bukoshi, na del i propozuar nga këshilli koordinues i partive politike në Kosovë. Qysh atëherë filluan kundërthëniet në mes të Qeverisë Bukoshi dhe kryesisë së Degës së LDK-ës në Zvicër. Për këtë ekzistojnë shkresat dhe shkëmbimet faksore me kryesinë LDK-ës në Prishtinë, e disa nga ato janë dhënë në Monografinë e Degës.

Në një mbledhje, të mbajtur me 1992, të kryesive të degës së LDK-ës në Zvicër, dhe komisioneve të trepërqindshit, ka patur dhe acarime të raporteve në mes të kryesive të trepërqindshit dhe kryesive të degëve, si pasojë e raporteve të qeverisë Bukoshi me kryesinë e degës së LDK-së, por me veprimet e matura të kryesive të LDK-ës dhe aktivistëve të trepërqindshit është evituar një gjakderdhje e mundshme!…

Atëherë dukej qartazi se Qeveria Bukoshi nuk e duronte Kryesinë e Degës së LDK-ës në Zvicër, e që pjesëtar i kësaj Qeverie ishte edhe Isa Mustafa, kryetari i sotëm i LDK-ës, dhe njëherit, tani kryeministër i Kosovës.

Udhëheqësit tanë bisedojnë me qeverinë e Serbisë, e prej atyre bisedave nënshkruhen demarkacion e fusnota e marrëveshje për tabela të mjeteve transportuese me forma të ndryshme të maskimit të asaj pjese ku shënohet RP. e Kosovës, e çka nuk pranojnë, dhe patentojnë kjo klasë hibride e udhëheqësve tanë, për të cilët vlejnë të gjitha kategoritë e klasifikimit, përveç të dijës dhe kulturës! Udhëheqësit e të gjitha shteteve, ndaj popullit të vet janë transparentë, kurse ndaj popujve tjerë janë jotransparentë, ndërsa udhëheqësit tanë e bëjnë të kundërtën!?…

Prej e këtyre konflikteve bien njerëzit e sinqertë, të cilët i pranojnë gjërat ashtu si ju thuhet. Nuk është e rastësishme e thëna popullore se, „afër drurit të thatë digjet edhe i njomi“.

Andaj, kush përfshihet në një ekses të tillë, në të cilin është i atakuar Nazmiu, është një veprim i cili të nxitë mendimet më konspirative, të cilat kur ato lidhen njëra me tjetrën, e krijojnë mozaikun e tmerrit, të cilin vetëm një Nostradamus ka mundësi ta sqaroi!?…

Shaip Latifi

kryetar i parë i Degës së LDK-ës në Zvicër /KI/

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*