KulturëToplajm

“Last man in Aleppo” shfaqet në Dokufest, paratë e biletave do të shkojnë në ndihmë të Manolja Kabashit

Po vazhdon udhëtimi i 16-të me radhë i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër – DokuFest.

“Last man in Aleppo” shfaqet në këtë edicion të DokuFest, së bashku me një mision human.

Të gjitha të hollat e grumbulluara gjatë shfaqjes së filmit do të shkojnë në ndihmë të Manolja Kabashin, e cila vuan nga leukemia.

“Ju ftojmë të bashkoheni në këtë nismë të DokuFest XVI të shtunën, me 12 Gusht në duke filluar nga ora 14:00 në Lumbardh, për të dhënë kontibutin tuaj dhe për të shijuar shfaqjen e filmit fitues të çmimit të madh të Jurisë së “Sundance” për Dokumentarin e vitit 2017”, shkruan në njoftimin e festivalit.

Ndryshe, festivali do të zgjas deri më 12 gusht (e shtunë), ku edhe do të ndahen çmimet kryesore.

Komentoni