Lajme

Policia nxjerr me forcë banorët nga banesat e uzurpuara, raportohet për të lënduar

Banorët e një objekti banesor në lagjen “Dardania” po i rezistojnë përpjekjes së Policisë për t’i nxjerrë nga banesat, të cilat i mbajnë të uzurpuara qe 17 vjet.

Të paktën dy persona janë dërguar në QKUK për trajtim pas lëndimeve të marra gjatë përpjekjes për t’i rezistuar nxjerrjes me forcë nga Policia e Kosovës nga banesat të cilat i kanë uzurpuar pas luftës në një objekt në lagjen “Dardania” në Prishtinë.

Banorët e kësaj ndërtese, e mbetur e papërfunduar nga regjimi i kaluar, betohen se nuk do t’i lirojnë banesat.

Njëri prej tyre, Qazim Asllani, tha se të gjallë nuk do ta largojnë nga banesa, të cilën e mban të uzurpuar tash e 17 vjet.

Ai tha se askush nuk u ka ofruar asnjë mundësi, qoftë për ta blerë, ose ndonjë mënyrë tjetër që atë banesë, në të cilën ka investuar tash e 17 vjet, ta bëjë pronë të tijën.

Leni koment

Email-i juaj nuk do te publikohet.


*