Lajme

Lamtumira për doajenin e gazetarisë në Bosnjë, Budo Vukobrat

Anëtarë të familjes dhe kolegët e miqtë i kanë dhënë lamtumirën e fundit gazetarit dhe redaktorit të Radios Evropa e Lirë, Budo Vukobrat, që ndërroi jetë më 15 mars në moshën 69 vjeçare.

Në sallën e Qendrës Mediale në Sarajevë, familja dhe një numër i madh i kolegëve e miqve morën pjesë në akademinë përkujtimore për doajenin e gazetarisë së Bosnjë e Hercegovinës, Budo Vukobrat.

Kryetari i Shoqatës së Gazetarëve të BeH, Marko Divkoviq, tha se Budo Vukobrat ka lënë gjurmë të pashlyeshme në skenën mediale në Bosnjë e Hercegovinë.

“Në 18 vjetët e fundit, Budo Vukobrat ka punuar për Radion Evropa e Lirë, dhe ka qenë i angazhuar në punët gazetareske dhe redaktoriale të radio emisioneve dhe të magazinës TV Liberty, kurse opinionin do ta mbajë në mend posaçërisht për emisionin e kulturës të dielave”.

Në emër të gazetarëve të Radios Evropa e Lirë, nga kolegu dhe mentori u nda Marija Arnautoviq:

“Është e pamundur që nga ky vend, tani, të thuhet se çfarë paraqiste për të gjithë ne xha Budo, siç e kemi thirr shumica në redaksi. Do të thosha – një zemër e paimponuar e redaksisë që rrihte për secilin prej nesh kur ishte më së e nevojshme. Ai do të kujtohej – e kam dëgjuar këtu, dikush ma tha – se është ora e fundit e dimrit dhe ndërkohë ora e parë e pranverës dhe më vjen, disi, mirë që pikërisht në këtë orë të ndahemi nga ky njeri i madh”.

Budo Vukobrat varroset në varrezat e qytetit në Vlakovo të Sarajevës.

Leave a comment

Your email address will not be published.


*