Kosova

Lama: Apeli vendosi për ndalimin e këngës “Shqiptar 2”

Ambasadorja e Kosovës në Itali, Alma Lama ka njoftuar se Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës Themelore për bllokimin e këngës “Shqiptar 2”.

Kënga “Shqiptar 2” e reperit Arian Agushi i njohur si Gold AG, është cilësuar nga Gjykata Themelore, me përmbajtje fyese, ku përveç ambasadores Lama, atëbotë deputete e LDK-së, në këngë përmenden edhe personalitete të tjera publike shqiptare.

“Gjykata e Apelit ka lënë në  fuqi vendimin e Gjykatës Themelore për masën e sigurisë së ndalimit të këngës  fyese ndaj meje me titull “Shqiptari 2” që do të thotë, ndalim i këngës dhe bllokim i xhirollogarive të këngëtarit dhe atyre që e kanë publikuar. Ecim më tej me vendosjen e rendit në vend…”, ka njoftuar Lama.

Lama kishte nisur një padi ndaj autorit të këngës Arian Agushi, ndërkohë, pati paralajmëruar padi edhe ndaj mediave që do ta transmetojnë atë këngë.

Komentoni