Pin It

Home » Kosova, Lajme » PDK, hapi fushatën zgjedhore në Gjakovë

Gjakovë, 9 tetor 2013 – Në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë, Partia Demokratike e Kosovës, dega në Gjakovë bëri hapjen  zyrtare të fushatës zgjedhore ku i pranishëm ishte Kryeministri i Kosovës, njëherit Kryetari i PDK-së z.Hashim Thaçi, zëvendës-kryetari z. Kadri Veseli dhe të gjitha strukturat më të larta të PDK-së në nivel qendror dhe lokal. Në sallë ishin rreth 2000 të pranishëm.

Tubimin e hapi bartësi i listës z.Ilir Beqiri i cili përshëndeti të pranishmit dhe bëri prezantimin e kandidatëve për asamble komunale. Më pas fjalën e mori kryetari i degës, njëherit kandidat për kryetar të komunës z.Hajdar Beqa i cili në fjalën e tij garantoi qytetarët e komunës së Gjakovës që do të jetë në shërbim të tyre dhe do të punoj me përkushtim maksimal pasi tani është momenti për ndryshimin e madh.

“Partia Demokratike e Kosovës ne nivelin lokal, gjatë këtyre 14 viteve asnjëherë nuk pati mundësi të provonte të bënte më shumë për  Gjakovën, sepse asnjëherë deri më tani nuk iu dha besimi për të qeverisur me Gjakovën, por pavarësisht kësaj te nderuar qytetar Qeveria e Republikës se Kosovës asnjëherë nuk e anashkaloj por investoj me shum se sa vet komuna ne 7 vite e fundit duke filluar Hapja e Universiteti e shumë e shumë investim ne Qyte e Fshatra.”  tha z.Beqa duke vazhduar më pas: “Ka ardhur momenti që t’i thoni stop të keqes dhe të ndëshkoni atë me votën tuaj. Partia Demokratike është alternativa e vetme që duhet ta mbështetni. Është partia më serioze. Është partia e veprimit dhe jo e stagnimit. Sepse ajo dhe udhëheqësi i saj zoti Hashim Thaçi janë sendërtuesit më të mirë të projekteve konkrete në të mirë të qytetarëve të këtij vendi.”

Kryeministri z. Thaçi mbështeti fuqishëm kandidaturën e z.Beqa për kryetar të Gjakovës dhe premtoi që Gjakovën do ta lidhë me rrugën e kombit dhe tha që nuk është vetëm një premtim, por së shpejti do të bëhet realitet. Gjithashtu tha se Gjakova dikur ishte shembull i zhvillimit dhe partitë që udhëhoqën deri tani Gjakovën sollën vetëm degradim për komunën tuaj prej ku largohen shumica e të rinjve. Premtoi që ka ardhur koha që në Gjakovë të ndodhë ndryshimi i madh dhe PDK-ja do të ja kthej Gjakovës krenarinë dhe namin e dikurshëm. /KI/

Shko Lart.