Rajoni

Lajic: Turqia ka ftohur raportet me Kosove dhe Shqipëri

Turqia e Recep Tayyip Erdogan partner kryesor të saj në Ballkan i llogariste shqiptarët, Kosovën dhe Shqipërinë, por me vizitën e fundit të presidentit turk në Beograd, duket se ky raport ka ndryshuar.
Kështu tha ministri serb i Tregtisë, Rasim Lajic. Erdogan këtë javë zhvilloi një vizitë në Serbi, ku me vete kishte 180 biznesmenë, dhe atje u nënshkruan shumë marrëveshje bashkëpunimi, duke përfshirë edhe të fushës ekonomike.
Ministri Lajic në një bisedë për mediat serbe ka folur për këto raporte, dhe ai thotë se marrëdhëniet e Turqisë me Kosovën dhe Shqipërinë nuk janë më sikur disa vite më pare.
“Marrëdhëniet e Turqisë me Kosovën dhe Shqipërinë nuk janë ajo që ishin disa vjet më parë. Kjo situatë ndryshoi në mënyrë dramatike nga përpjekja e grusht-shtetit”, ka thënë Lajic për Radio Vojvodinën. Ljajic tha se Vucic në atë rast bëri një gjë të madhe, sepse një nga të parë foli publikisht në lidhje me grusht-shtetin duke i dhënë mbështetje Erdoganit. “Në Shqipëri dhe në Kosovë ka një strukturë të ndjekësve Fetulah Gylen (të cilin Turqia e akuzon si organizator të tentim grusht-shtet), të cilët janë në pozita të rëndësishme … Disa nga ndjekësit janë në pozita të rëndësishme në Kosovë dhe Shqipëri. Unë nuk e di se sa e saktë është kjo, unë thjesht transmetoj atë që dëgjoj, atë që turqit po e transmetojnë. Dhe, edhe pas shumë kërkesave të dërguara në Tiranë dhe Prishtinë për këta ndjekës të Gylenit, asgjë nuk është ndërmarrë. Ka një ftohje në këto marrëdhënie”, ka thënë Lajic./KI/

Komentoni