Kosova

Labinot Tahiri tregon arsyet se pse vendosi t’i hyjë politikës

Labinot Tahiri i njohur si – Labi, shprehet i sigurt se në zgjedhjet e vitit të ardhshëm do të fitojë besimin e qytetarëve të Ferizajt për të udhëhequr më këtë Komune.

Tahiri, në një intervistë për emisionin Fakt Plus, ka thënë se qytetarët janë ata qe i kanë kërkuar të futet në politikë.

“Nëpërmjet politikës, unë mund të bëjë më shumë të mira për qytetarët e Kosovës dhe për atë popullatë e cila më ka pasuruar mua dhe unë me veprat e mia i kam pasuruar të tjerët”, ka thënë Tahiri në Tribuna Channel.

Sipas tij, politika nuk është profitabile sa muzika, por synon që nëpërmjet saj t’ua përmirësojë jetën qytetarëve të vendit.

Në këtë intervistë Labi shprehet i bindur se AKR do të kalojë pragun zgjedhor, ndërsa shton se si kryetar komune jo qe do ta vazhdojë aktivitetin humanitar, por do ta shumëfishoj atë.

Komentoni